Kryeministrja britanike Theresa May ka nënshkruar sonte letrën drejtuar Presidentit të Këshillit të Europës Donald Tusk, të cilin e informon se Britania e Madhe është duke aplikuar Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, metodën formale për t’u larguar nga Bashkimi Europian.
Letra e firmosur nga May do t’i dorëzohet nesër Donald Tusk nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Bruksel.
Sipas kohëzgjatjes së procedurave për të lënë bllokun e 28 vendeve, Britania e Madhe do të largohet përfundimisht nga unioni më 29 mars 2019.
Hyrja në fuqi e nenit 50 vjen 9 muaj pasi Britania votoi për t’u larguar nga BE me 52% të votave kundrejt 48% që ishin kundër daljes.
Nënshkrimi i letrës nga Kryeministrja britanike shënon nisjen pa kthim të BREXIT.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...