Kompania “Samsung” do të prezantojë adutin e tij më të ri në klasën e ekraneve, Samsung Cinema Screen.
Ky është ekrani i parë LED në fushën e dinamikës së lartë (HDR) dedikuar kinemave, i cili sjell deri më tash kualitet të paparë të fotografisë dhe përmbajtjeve të dedikuar për ekranin e madhu, thonë në “Samsung”.
Kompania zyrtarisht do të prezantojë ekranin LED në kinema Cinemark Century Orleans 18 dhe XD Theatre, të cilët ndodhen në hotelin Orleans Hotel & Casino.
Kjo premierë përkon me konferencën e adhuruesve të kinemasë, CinemaCon 2017, takimi më i madh dhe më i rëndësishëm në industrinë botërore të filmit, i cili do të mbledhë vizitorët nga më shumë se 80 shtete, transmeton KosovaPress.
Teknologjia e ndriçimit direkt të ekranit LED Cinema Screen vërtet sjell fushë të dinamikës së lartë (HDR) në kinema, duke shfaqur përmbajtje në ekranin me ndriçim. Kjo është pothuajse 10 herë më të lartë se sa ato që ofrojnë projektorët standard të kinemave, transmeton KosovaPress.
Ekrani Samsung Cinema Screen për kinema aktualisht është në fazën e marrjes së certifikatës nga DCI dhe kohë më parë ka kaluar testin në Universitetin Keio në Tokio.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...