Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Mimi Kodheli, në mjediset e Komandës së Forcës Detare në Durrës, u takua me pjesëtarë të kontigjentit të dytë të Forcës Detare të sapokthyer nga misioni në detin Egje, që i shërben parandalimit të kalimit të paligjshëm të klandestinëve drejt vendeve të BE-së.
Duke uruar efektivët për kryerjen me sukses të këtij misioni, ministrja e konsideroi atë një shkollë për anëtarët e kontigjentit dhe eksperiencë të madhe.
“Përfaqësimi i denjë i anijes sonë patrulluese na nderon të gjithëve dhe ngre më lart vlerësimin që qeveria dhe qytetarët kanë në raport me ushtrinë shqiptare, si pjesa më e mirë e shoqërisë sonë”, theksoi ministrja Kodheli.
Ajo shprehu besim se edhe misioni i tretë, i pozicionuar tashmë në Egje, do të vazhdojë në rrugën e suksesit të krijuar në këtë mision unikal, të NATO-s.
Gjatë takimit, komandanti i kontigjentit të dytë, kapiteni i rangut të tretë Silvan Boni, bëri një përmbledhje rreth misionit të kryer nga anija “Oriku” në detin Egje, ku detyra parësore ishte parandalimi i aktivitetit të paligjshëm dhe i kalimit të klandestinëve nga bregdeti i Turqisë në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
Kontigjenti i dytë i Forcës Detare, i përbërë nga një grup prej 21 ushtarakësh, shërbeu për rreth 2 muaj në misionin e NATO-s në detin Egje. Aktualisht në këtë mision Shqipëria ka dërguar në detin Egje kontigjentin e tretë, i cili shërben atje prej rreth 1 jave.
Në takimin e sotëm ishin të pranishëm dhe komandanti i Forcës Detare gjeneralmajor, Ylber Dogjani dhe komandantë e drejtues të Forcës Detare.
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...