Me moton “Mëso, kurse, fito” po shënohet Java Ndërkombëtare e Parasë në Kosovë.
Për të mësuar se si të shpenzohet dhe kursehet paraja fëmijët kishin ardhur në muze, ku përmes aktiviteteve të ndryshme ata po mësojnë për paratë dhe shpenzimin e tyre.
Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore Lulzim Ismajli tha se kjo Javë shënohet në tërë botën dhe në Kosovë është bërë tradicionale.
Ai u tha fëmijëve që paratë t’i kursejnë dhe shpenzojnë me kujdes.
“ Kurseni paratë me shumë kujdes që ta shpenzoni për gjera të rëndësishme, libra, biçikleta dhe çokollata”, tha Ismajli.
Petrit Balija nga Shoqata e Bankave tha se Java Ndërkombëtare e Parasë shënohet në mbi 135 vende të botes që ka qëllim edukimin financiar tek te rinjtë dhe fëmijët.
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...