Mbi 100 vende do të marrin pjesë në një takim të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar ndalimin global të armëve bërthamore.
Megjithatë, fuqitë kryesore botërore nuk do të marrin pjesë.
Në tetor, 123 vende të OKB-së kanë votuar për takimin e sotëm, ndërsa Rusia, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Japonia, Izraeli dhe 29 vende të tjera kanë votuar kundër propozimit.
Kina, India dhe Pakistani kanë abstenuar.
Austria, Irlanda, Meksika, Brazili, Afrika Jugore dhe Suedia janë duke udhëhequr përpjekjet për ndalimin e armëve bërthamore.
Mbështetësit thonë se kërcënimi i katastrofës bërthamore është duke u rritur, për shkak të programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe administratës së paparashikueshme në Uashington.
Sipas kundërshtarëve, propozimi nuk ofron mënyra praktike për të arritur ndalimin e armëve bërthamore.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, edhe pse nuk do të marrë pjesë në takim, planifikon të lëshojë një deklaratë gjatë ditës.
Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e ish-këshilltari...
Statovci: Lajm i jashtëzakonshëm iniciativa në Kongresin Ame...
Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë?
Bajrami për emërimet e reja të zv/ministrave: Zhvatje e buxh...
Masakra e Studimës: Bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi bë...
KFOR zhvillon ushtrim me municion të vërtetë në Pejë: U nxit...