Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në profilin e tij zyrtar në facebook, ka paralajmëruar që qeveria do të marrë hapa të shpejtë në reformën e sektorit të financave.
Ai ka deklaruar që deri në fund të vitit këto reforma do të jenë të përfunduara.
“Mendojmë që këtë agjendë ta përmbyllim në shtator me shumicën e detyrave të cilat ne do t’i përmbushim. Ndërkaq me disa detyra që kanë të bëjnë me anën financiare, në reformën në fushën financiare dhe të auditimit financiar, do t’i përmbyllim në fundin e këtij viti. Do t’i përgatisim të gjitha Strategjitë dhe Planin Aksional së bashku me përcjelljen e kostos dhe të mbulimit financiar të kostos, dhe kemi një përkrahje dhe një bashkërenditje të mirë me Komisionin Evropian dhe me njerëzit që sot ishin këtu së bashku me z.Paquet në bisedë me ne”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në rrjetin social.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...