Studiuesit britanikë zbuluan fytyrën e një burri emri i të cilit është i njohur si Kontext 958, dhe i cili jetoi në shekullin e 13, shkruan Newser.
Ekspertët në Festivalin e Shkencës në Kembrixh kanë paraqitur një person i cili është rindërtuar në bazë të kockave të kafkës.
Sipas ekspertëve ai ishte shtatshkurtër dhe jetonte në varfëri.
Shkencëtarët kanë rindërtuar fytyrën e tij në kuadër të projektit “Pas fatkeqësisë”, e cila shqyrton skeletet e gjetur në varrezat mesjetare në një prej ndërtesave të Universitetit të Kembrixhit. Trupat që burojnë në mes viteve 1200 dhe 1400 janë varrosur përtej rrugës së spitalit “Saint John the Evangelist” në Angli.
Kontext 958 ka pasur më shumë se 40 vjet dhe skelet të fortë që besohet se ka punuar punë të rëndë fizike.
Megjithatë sipas shkencëtarëve për dallim nga të varfrit e asaj kohe ai ka ngrënë mish dhe peshk.
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...