Eshtrat e Isa Boletinit do të nisen nga stadiumi “Adem Jashari” për në vendlindje

21:07 | 2 Qershor 2015
M. A.

Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, ka vendosur që manifestimet për rivarrimin e heroit Isa Boletini të mbahen me moton “Prapë na erdhi Basa Isë”.

Sipas një komunikate nga Ministria e FSK-së në takimin që u mbajt sot nga të pranishmit u raportuan aktivitet veç e veç, duke i zbërthyer detyrat dhe obligimet deri ne detaje sipas skenarit të përgjithshëm të organizimit të manifestimit.

Ceremonia qendrore do të mbahet me 10 qershor 2015, në stadiumin ʺAdem Jashariʺ të qytetit të Mitrovicës.

Vargu i aktiviteteve të manifestimit të rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini, do të fillojë me 5 qershor 2015, me mbajtjen e konferencës shkencore, të organizuar nga Instituti i Historisë nga Prishtina, Instituti i Historisë nga Tirana dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi, me titull, ʺIsa Boletini në Lëvizjen kombëtare shqiptareʺ.

Opinioni publik dhe mediat, me kohë do të jenë të informuara për detajet e agjendës dhe përgatitjet që do të zhvillohen në ditët në vazhdim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale