Departamenti për Shëndetësi i degës së PDK-së në Ferizaj i ka kërkuar sot llogari pushtetit lokal për shumë dështime në sektorin shëndetësisë, e që sipas tyre adresë e kanë të parin e shëndetësisë ferizajase, Burim Karameta.
Në anën tjetër ky i fundit është shprehur se pjesën më të madhe të agjendës së tij është duke u marrë me riparimin e pasojave që i ka sjellë ndër vite ish-pushtetit i PDK-së, shkruan kp.
Fillimisht, Shpresa Azemi nga Departamenti për Shëndetësi i PDK-së, gjatë një konference për media ka thënë se mossuksesin kjo drejtori e lidh me mospunën e udhëheqjes paraprake ne shëndetësi, gjë që sipas saj nuk qëndron nga fakti se pushteti i PDK-së ka realizuar projekte që janë të prekshme nga të gjithë qytetarët e Ferizajt.
Ajo ka përmendur një sërë projektesh madhore që janë realizuar në këtë fushë nga PDK-ja, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe një mori dështimesh të pushtetit të tanishëm.
Në anën tjetër, i pari i shëndetësisë së Ferizajt,Burim Karameta, ka thënë se nga e tërë kjo paraqitje e PDK-së nuk ka asgjë të vërtetë . Ai është shprehur se i vjen keq që përfaqësuesit e PDK-së nuk janë në gjendje t’i kuptojnë proceset revolucionare të cilat kanë ndodhur në shëndetësinë ferizajase.
Hoxhaj: Bedri Hamza dhe Edi Rama i kanë meritat për heqjen e...
Përmbyset kamioni në aksin Levan–Tepelenë, mbushet rruga me ...
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës