Është prishur qetësia te Kombëtarja shqiptare.
Shqipëria humbi 2:0 në udhëtim te Italia, duke pësuar kështu disfatën e tretë me radhë në kualifikueset për botërorin “Rusia 2018”.
Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka duket se kanë prishur raportet me Gianni de Biasin, pasi nuk luajtën për asnjë minutë në një ndeshje tejet të rëndësishme për Kombëtaren.
Se diçka po ndodh mes trajnerit e lojtarëve, e tregon edhe fakti se De Biasi inkuadroi në pjesë të dytë lojtarët e rinj Liridon Latifi dhe Eros Grezda, duke mos menduar për asnjë moment se në stol ka dy lojtarë klasi, raporton Telegrafi.
Ky ishte një sinjal se te Kombëtarja shqiptare është prishur qetësia dhe se dy lojtarët janë tejet të revoltuar për atë që ndodhi në “Renzo Barbera”.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...