Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar avokatin e famshëm kosovar Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij në 18 vjetorin e e vrasjes së tyre nga forcat serbe në Kosovë.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka thënë se familja Kelmendi do të përkujtohet gjithmonë si një prej familjeve të mëdha që dhanë gjithçka për lirinë, shkruan arbresh.in fo.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Tetëmbëdhjetë vjet më parë, regjimi kriminal i Serbisë, në shenjë hakmarrjeje për nisjen e sulmeve ajrore të NATO-s, kidnapoi dhe më pas i ekzekutoi barbarisht Avokatin më të njohur kosovar të kohës, Bajram Kelmendin dhe dy bijtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.Bajrami ishte veprimtar i lirisë, duke bërë një punë kolosale në denoncimin me fakte juridike, në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, të krimeve gjenocidiale të shtetit serb në Kosovë. Pikërisht për këtë arsye, ai ishte një ndër caqet e para të regjimit kriminal serb.
Familja Kelmendi, me sakrificën e saj sublime, do të përkujtohet gjithmonë si një prej familjeve të mëdha të Kosovës që dhanë gjithçka për lirinë e vendit.
Lavdi për jetë e mot Bajram Kelmendit, Kastriotit dhe Kushtrimit!/Arbresh.info.
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...