Fshatrat Besi dhe Barilevë bëhen me rrugë të reja

16:52 | 2 Qershor 2015
M. A.

Në fshatin Besi të komunës së Prishtinës ka përfunduar ndërtimi i rrugës Milloshevë – Prugovc dhe Besi – Vranidoll dhe njëkohësisht  janë ndërtuar edhe trotuaret me gjatësi prej 2.180 metra në aksin rrugor

Në kuadër të planifikimeve të Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale të Komunës së Prishtinës gjithashtu është bërë edhe asfaltimi i rrugës në lagjen e Bërbatovcëve në Barilevë, duke e përfshirë edhe murin mbrojtës të gjatë 124 metra që do të shërbejë për çështje sigurie.

Vlera e kontratës për realizimin e këtyre projekteve infrastrukturore është 175.342,04 euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale