Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Kosova e ka ushtrinë, madje shumë të përgatitur, por vetëm se duhet t’i rritet buxheti.
Ai ka thënë se pavarësisht disa mos pajtimeve që i kanë miqtë ndërkombëtarë, duhet të kuptojnë se qëllimi është që Kosova të bëhet partnere e BE-së.
“Ne kemi ushtri dhe i kemi jashtëzakonisht të përgatitur profesionalisht, krejt çka duhet është ta bëjmë me ligji. Mendoj se do të bëhet ushtria, pavarësisht disa deklaratave të aleatëve që mos të ngutem, sepse qëllimi nuk është kërcënim, por partner i Evropës”, ka thënë Haradinaj për RTK.
Ai ka thënë se edhe perëndimi nuk e ka përmbushur pakon e Ahtisarit, që sipas tij, nuk i ka kryer obligimet ndaj Kosovës, kështu që edhe në këtë rast, Haradinaj ka thënë se duhet të lëshohet pe.
“A duhet edhe ne perëndimit me iu thënë pse nuk e keni përmbushur Pakon e Ahtisarit, e kjo i bie se faktori ndërkombëtar nuk e ka kryer obligimin e vet. Ushtria duhet të bëhet, sepse edhe buxhetin e kemi, e kemi bazën ligjore”, ka thënë Haradinaj.
Kosova pranon Planin e Punës për Punësim dhe Politika Social...
Irani: Kemi marrë masa për t’u përballur me bllokadën e SHBA...
Zjarr në katin e gjashtë të një banese, situata vihet nën ko...
Kos: Në BE ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndi...
Konjufca: Dialogu me Serbinë i brishtë për shkak të mungesës...
Zyrtare: Kosova me dy miqësore në qershor, Çekia jashtë dhe ...