Trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Gian Piero Ventura nuk beson dhe për këtë arsye po alternon dhe po përgatit në ndeshjen kundër Shqipërisë dy Itali, shkruan sot gazeta italiane ”Il Corriere Della Sera”.
”Ventura po përgatit një Itali kurajoze, me skemën 4-2-4, pasi është tjetër gjë të paraqitësh një variant taktik pa paragjykime, si ai kundër Lihtenshtejnit dhe tjetër gjë është ta bësh po këtë kundër Shqipërisë, e 55-ta në renditjen e FIFA-s dhe e trajnuar ga italiani Gianni De Biasi”, shkruan gazeta.
”Italia tjetër, me skemën 4-3-3, ka një mesfushor më tepër (Parolo) dhe një sulmues më pak. Me skemën e parë mund të fillohet ndeshja dhe me skemën e dytë të mbarohet”, shton gazeta. ”Një ndeshje e fortë, shumë e fortë. Nëse luajmë me 50-60 për qind të mundësive tona, atëhere nuk ia dalim dot. Duhet të luajmë me 100 për qind të këtyre mundësive”, deklaron trajneri italian Ventura, i cili pas fytyrës së zeshkët fsheh pak ankth.
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit