Projekti i shumëpritur më në fund është lansuar.
Bëhet fjalë për këngën “Skandal” të kantautorit Rines Gjyrevci i cili në botën artistike njihet si Nesko.
Kënga e paralajmëruar në fund të javës së kaluar është lansuar në platformën Arkiva Shqiptare, derisa vet këngëtari pret që ky projekt të pëlqehet nga publiku.
“Skandal” nuk është kënga e parë e Nesko-s, pasi që ai edhe më herët është prezantuar para publikut kosovar me disa projekte.
Megjithatë, “Skandal” është projekti më i madh i Nesko-s deri me tash.
Spoti është realizuar nga “askJack”, derisa Nesko premton që nuk do të ndalet me kaq, por së shpejti do të sjellë edhe këngë tjera.
Ai po ashtu premton se nuk do të largohet asnjëherë nga zhanri R’n’B, zhanër ky që në vendin tonë sikur ka filluar të harrohet, marrë parasysh se është i vështirë për t’u realizuar dhe kënduar. /Lajmi.net/
Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...