Kryeministri Isa Mustafa, është zotuar se qeveria që drejton, procesin e reformës në Administratën Publike do ta bëjë sipas standardeve evropiane.
Ai tha se administrata po kalon në faza të rëndësishme të reformimit dhe po ballafaqohet me sfida, por se ka pasur edhe progres të dukshëm.
Këto komente kryeministri Mustafa i bëri në hapjen e sesionit për prioritetet e Reformës në Administratën Publike, në kuadër të takimit të grupit të veçantë mbi Reformën e Administratës Publike, ku ishte i pranishëm edhe drejtori për shtetet e Ballkanit Perëndimor në Komisionin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Jean-Eric Paquet, shkruan kp.
“Ky nivel i progresit është një lloj arritje për të cilën meritor janë shërbyesit civil dhe përkrahja e udhëzimet e dhëna nga BE-ja dhe partnerët tjerë në Kosovë. Qeveria synon të ndërtoj një administratë publike mbi parimet evropiane në shërbim të qytetarëve dhe të bizneseve të bazuara në vlera, ku përqendrimi kryesor do të jetë ngritja e efikasitetit të punës së saj dhe përmirësimi i shërbimeve të cilat i ofron kjo administratë”, tha kryeministri Mustafa.
Nga ana tjetër drejtori për shtetet e Ballkanit Perëndimor në Komisionin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Jean-Eric Paque tha se kryesimi i këtij këshilli është një dëshmi se administrata e Kosovës është përkushtuar reformimit dhe funksionimit të administratës në Kosovë.
“Kjo ka një jehonë të mirë se si e sheh komisionari Hahn reformën e administratës publike, e cila është një nga çështje kyçe të politikave të BE-së”, u shpreh ai. Ai kërkoi nga institucionet që të fokusohen për një administratë të mirë publike dhe një dialog të rregullt dhe të strukturuar mes BE-së dhe vendeve të rajonit.
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...