Nevojitet një prani më e fuqishme e NATO-s në Kosovë për shkak të kufizimit të Rusisë në Ballkan, deklaroi komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, gjenerali Kertis Skaparoti gjatë një debati në Komitetin për forca të armatosura të Senatit amerikan.
Në pyetjen e senatorit Xhodi Ernst nga Ajova, nëse pajtohet se është e domosdoshme një prani më e fuqishme e NATO-s në Kosovë për kufizimin e Rusisë në Ballkan, Skaparoti u përgjigj se pajtohet me këtë.
“Nuk duhet zvogëluar madhësinë e forcave tona, sidomos Forcës së Sigurisë së Kosovës, pasi që kjo deri më tash është një lloj themeli i stabilitetit, por neve na nevojiten atje informacione më të forta diplomatike të përpjekjeve të Aleancës”, tha Skaparoti, transmeton Sputnik.
Në takimin e 21 marsit, sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis ka shqyrtuar forcimin e misionit të NATO-s në Kosovë me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...