Gianni De Biasi thotë se nëse do të kishte humbur detyrën e tij si trajner i Shqipërisë, një gjë e tillë do të ishte e ngjashme me shkarkimin e Claudio Ranierit si trajner i Leicester Cityt.
De Biasi mori detyrën te Kombëtarja Shqiptare në muajin dhjetor të vitit 2011 dhe arriti t’i dërgojë “Kuqezinjtë” për herë të parë në Kampionatin Evropian gjatë vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info. Shqipëria nuk arriti të kaloj fazat grupore dhe tani ka pësuar edhe dy humbje në shtëpi, ndaj Spanjës dhe Izraelit, në kuadër të eliminatorëve për Kampionatin Botëror 2018.
Por, 60-vjeçari beson se nëse Federata Shqiptare e Futbollit do ia tregonte derën, vendimi do të ishte i ngjashëm me atë të Leicester Cityt që shkarkoi trajnerin që ia siguroi atyre titullin sezonin e kaluar në Premierë Ligë.
“Nëse Shqipëria do ta bënte atë tek unë, do të ishte diçka tepër e diskutueshme”, tha ai për gazetën italiane ‘La Gazzetta dello Sport’ para udhëtimit të Shqipërisë në Itali të premten.
“Megjithatë, nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Është më shumë e mundshme që ne të arrijmë një marrëveshje të përbashkët me federatën”./arbresh.info
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...