Krerët e UEFA-së kanë treguar vendimin e tyre për gjyqtarin gjerman Deniz Aytekin.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain ku skuadra katalanase bëri rikthimin më të madh në histori të Ligës së Kampionëve, nuk ka kaluar pa polemika.
Të shumta kanë qenë kritikat në drejtim të gjyqtarit kryesor të këtij takimi, Deniz Aytekin, i cili është kritikuar për vendime të gabueshme që kanë dëmtuar skuadrën parisiene.
Përkundër këtyre akuzave, presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka thënë se nuk do të merren masa ndaj gjyqtarit, i cili me vendimet e tij u komentua aq gjatë.
“Kur diçka nuk është në rregull ne e diskutojmë, nuk është punë suspendimi. Kjo është sikur të suspendosh ose dënosh një lojtar që e humb penalltinë”, u shpreh numri një i UEFA-s.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic