Rrahim Pacolli, bashkëpresident i Klubit të Biznesit Frankofon në Kosovë tha se Kosova ka një rini të shkolluar dhe për këtë është e rëndësishme që vendet frankofone të investojnë në Kosovë.
Këtë deklaratë, Pacolli e bëri gjatë ceremonisë së formimit të këtij Klubi që po vazhdon të mbahet në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
“Ne kemi një rini të shkolluar dhe kjo është e rëndësishme për vendet e frankofonit që të investojnë në venin tonë. Njëkohësisht për organizatat dhe firmat e Kosovës është e rëndësishme që produktet e Kosovës të jenë prezente në vendet antare të frankofonisë”, tha Pacolli.
Ai shtoi se ky Klub do të organizoj një “workshop” në Paris ku do të marrin pjesë shumë prodhues vendorë e po ashtu edhe një në Kosovë./Arbresh.info.

Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...