Gjykata e Apelit ka hudh poshtë aktakuzën ndaj kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, Gazmend Kelmendit dhe Haxhimet Feratit.
Sipas njoftimit të Apelit, vendimi është marr në seancën e kolegjit të mbajtur me 27.02.2017, ku kolegji ka aprovuar si të bazuara ankesat e të pandehurve tre të akuzuarve kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 28.12.2016.
“Aktakuza e cila i ngarkon ata për veprat penale keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, (A.B. dhe H.F. ) dhe marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, (G.K.), e ngritur nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është hudhur. Procedura penale ndaj tyre është pushuar”, thuhet në njoftimin e Apelit.
Kjo gjykatë, bën të ditur se duke pasur parasysh provat në bazë te të cilave është ngritur aktakuza, vlerëson se në rastin konkret ato nuk mbështesin dyshimin e bazuar mirë se te pandehurit i kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen.
Prandaj konform dispozitës se nenit 250 paragrafi 1, nën paragrafi 4 të Kodit të Procedurës Penale, hudhet akuza dhe pushohet procedura penale në këtë çështje./Arbresh.info/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...