Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia dhe ministrin e Arsimit. Arsim Bajrami, sot hapën Qendrën e Mjekësisë Familjare në oborrin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se komuna e Prishtinës e ka vizituar këtë qendër para një viti dhe se ajo nuk është kompetencë e komunës së Prishtinës sepse siç tha kemi të bëjmë vetëm më banorët e Prishtinës, shkruan arbresh.info.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha studentet tani kanë një qendër me një objekt modern të mjekësisë familjare.
“Falë bashkëpunimit me komunën e Prishtinës kemi investuar. Kampusi i studentëve ofron të gjitha kushtet për studentët dhe tani studentët do të kenë mundësi 24 orë për kontroll po ashtu edhe një herë e falënderoj komunën e Prishtinës për këtë bashkëpunim”, tha Bajrami.
Fatmir Sfishta, drejtor i konviktit tha se ky është investim kapital ku ofrohen të gjitha kushtet për të gjithë studentët.
Ndërkaq, drejtori i shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Arben Vita tha se kryetari Ahmeti ka dashur që kjo qendër të ndërtohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit duke investuar kështu 70-80 për qind të vlerës.
Ai ka premtuar se shumë shpejt aty do të ketë edhe stomatologji dhe laborator.
Në këtë qendër janë punësuar 5 persona të cilët punojnë në një ndërrim ndërkaq deri në fund të vitit do të punësohen 10 veta dhe do të punohet me dy ndërrime./Arbresh.info.
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot