Tre deputetë nga Kalifornia kanë prezentuar një legjislacion që do të penalizojë firmat që pranojnë të marrin pjesë në ndërtimin e murit kufitar SHBA-Meksikë.
Legjislacioni thirret në dy fondet e pensioneve publike të Kalifornisë, prej të cilave mund të zhvishen kompanitë që marrin pjesë në ndërtim të murit, transmeton portali arbresh.info.
“Kalifornia ndërton ura, jo mure”, ka deklaruar Phil Ting, deputet democrat.
“Ky mur është turpërues dhe ne nuk duam që të jemi pjesë e tij. Historitë e emigrantëve janë pjesë e historisë së Amerikës dhe kjo që po ndodh është një makth”, ka shtuar ai.
Muri kufitar për të cilin presidenti Donald Trump është zotuar që të ndërtojë pritet të kushtojë rreth 15 miliardë dollarë. Sipas Donald Trump muri do të ndërtohet me qëllim të frenimit të emigrantëve të paligjshëm./Arbresh.info
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...