Shërbimi Amerikan i Gjeologjisë ka raportuar që Indonezia është goditur nga një tërmet i shkallës 5.5 të Riterit.
Tërmeti goditi ishullin indonezian të Balit, ka thënë USGS, transmeton portali arbresh.info.
Dridhjet ndodhën në orën 07:10 të kohës lokale, 2 kilometra në verilindje të provincës Banjar Pasekan.
Nuk është raportuar deri tani për dëme apo viktima.
Indonezia është pjesë e “Unazës së Zjarrit në Paqësor”, që është në zonën sizmike, e njohur për tërmetet e fuqishme./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë