Barcelona është afër marrëveshjes së re me superyllin Lionel Messi për t’i dhënë fund shpresave nga Manchester City për të transferuar reprezentuesin argjentinas verën e ardhshme.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Sport’, Messi ka shprehur dëshirën për të qëndruar në ‘Camp Nou’ derisa ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale, transmeton portali arbresh.info.
Negociatat kanë arritur në një nivel të avancuar ndërmjet babait të lojtarit, agjentit të tij dhe hierarkisë së Barcelonës. Më parë ka pasur tensione ndërmjet palëve rreth kontratës, por këtë herë drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez, insiston se negociatat janë duke shkuar pa probleme.
“Messi do të rinovojë kontratën, e kam thënë gjithmonë këtë”, tha Fernandez. “Leo është i lumtur në Barcelonë, është vërtetë i lumtur këtu te një skuadër e mrekullueshme. Nuk kam dyshime rreth rinovimit të kontratës”
Manchester City ka qenë duke kërkuar transferimin sensacional e fituesit të Topit të Artë derisa Pep Guardiola synonte ribashkimin me Messin në skuadrën e tij në ‘Etihad’./arbresh.info
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...