Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka thënë sot se anëtarësimi i Turqisë në bllok do të bëhet seç herë e më pak real, nëse Ankaraja nuk e ndryshon kursin.
Turqia është në bisedime për anëtarësim në BE që nga viti 2005. Vendet evropiane kanë ngritur shqetësime rreth asaj që e shohin si një kalim i përshpejtuar drejt praktikave autoritare nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Hahn ka thënë për gazetën gjermane “Bild” se “sa i përket kritereve të rrepta të anëtarësimit, Turqia ka kohë që është duke u larguar larg e më larg BE-së.”
“Nëse Turqia nuk e ndryshon kursin së shpejti, anëtarësimi i saj në BE do të bëhet vërtetë seç herë e më pak real,” ka thënë Hahn.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic