Adele ka veprim të papritur gjatë një koncerti në Australi.
Në fakt, këngëtarja ka ndalur së kënduari për t’i bërtitur punonjësit të sigurisë, i cili po i kërkonte publikut të ulej që po argëtohej me këngët e britanikes.
“Më falni zotëri? Unë e di që ju punoni këtu por a mund të ndaloni së thëni njerëzve që të ulen? Ky është një spektakël muzikor. Nëse njerëzit nuk mund të shohin, atëherë do të ngrihen. Nëse i thua që të mos kërcejnë, për çfarë dreqin kanë ardhur në koncert?”, ka thënë ylli i hitit ‘Hello’ duke iu betuar se do të ketë telashe nëse do ta përsërisë një gjë të tillë.
Theksojmë se në koncertin e saj stadiumin ‘Ettihad’ në Melbourne morën pjesë mbi 77 mijë njerëz.
Ndryshe, britanikja 28-vjeçare është duke punuar në projekte muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.
“Paç fat”: Ky është mesazhi i Trump për udhëheqësin suprem t...
Imazhet satelitore tregojnë anijet e marinës amerikane që ja...
Haziri: Emri i kryeministrit dhe i presidentit kalojnë kah z...
Vendet që e përkrahin Iranin në luftën me Izraelin
Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria ...
Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare ...