Konsumimi tri herë në ditë i një gjysmë gote me lëng portokalli, për një javë para ngrënies, do të largojë infeksionet respiratore, thonë ithtarët e metodave tradicionale të trajtimit.
Në rast të ftohjes, duhet të pini katër gota në ditë, derisa gjendja të përmirësohet.
Përveç imunitetit të fortë, portokalli përmirëson dhe stimulon punën e zorrëve, ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak, ndërsa trashjen e enëve të gjakut e zvogëlon për një të tretën. Poashtu i jep qëndrueshmëri dhe elasticitet flokëve ndërsa thonjve u jep shkëlqim dhe vëllim.
Në vajin e tij eterik është forca e fshehur freskuese aromatike dhe me fuqi shëruese. Kombinohet shkëlqyeshëm me pothuajse të gjitha vajrat e tjera, me ç’rast e pasuron aromën e tyre. Portokalli është një përbërës i rregullt i vajit aromo terapik për të hequr celulitin, ndërsa në të njëjtën kohë rigjeneron qelizat e lëkurës. Veçanërisht i bën mirë lëkurës së thatë./GazetaExpress/.
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...