Mjetet e reja të sigurisë, të cilat në fillim të këtij viti i ka vendosur Twitter janë mjaft shqetësuese.
Twitter para disa javësh paralajmëroi politikën e re kur është në pyetje përmbajtja e ndjeshme e çfarëdo lloji, e cila publikohet në këtë rrjet shoqëror.
Siç shkruan TNW, Twitter ka nisur të testojë edhe një mënyrë tjetër krejt të ndryshme kur bëhet fjalë për përmbajtjet e padëshiruara dhe atë në mënyrë duke bërë profilin e tillë të padukshëm në publik,.
Ky është problemi i parë, ndërsa i dyti është se pronari i profilit nuk merr kurrfarë paralajmërimi lidhur me atë se profili i tij nuk është i qasshëm.
Analisti i teknologjisë, Justin Warren ka marrë porosi nga miqtë se profili i tij është shënjuar si profil që ka përmbajtje të ndjeshme dhe të fyese, ndonëse ai pohon se nuk ka publikuar diçka të tillë. Thuhet se Warren në një publikim ka përdorë sharje dhe kjo ka qenë e mjaftueshme që Twitter ta “mbyllë” pa kurrfarë paralajmërimi.
Tash për tash, Twitter nuk ka komentuar lidhur me këtë rast.
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel