Lirak Çelaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si Zëvendësministër i Drejtësisë. Arsyeja e kësaj dorëheqje mësohet të jetë angazhimi i tij në Partinë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
‘Ia kam dorëzuar dorëheqjen time kryetarit Veseli, për t’u angazhuar në PDK rreth zgjedhjeve, Këtë e kam bërë në koordinim me kryetarin e partisë, dhe qëllimi kryesor është zgjedhjet lokale në kryeqytet”, ka thënë Qelaj.
“Në koordinim me Kryetarin e PDK-së z. Kadri Veseli, sot dorëzova dorëheqjen time nga pozita e Zëvendësministrit të Drejtësisë.Për arsye se dua të angazhohem më shumë në fitoren e PDK-së në Prishtinë meqë sivjet është vit i zgjedhjeve lokale, poashtu për shkak të angazhimeve të reja në parti qe më kanë dal pasi jam zgjedhur edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të PDK.Dua të falënderoj të gjithë stafin e Ministrisë së Drejtësisë dhe poashtu ish-Ministrin e Drejtësisë z. Hajredin Kuçi dhe Ministren e Drejtësisë znj. Dhurata Hoxhën si dhe gjithë stafin e Ministrisë së Drejtësisë për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm”, ka thënë ai.
Gjashtë vjet nga viktima e parë e COVID-19 në Kosovë
28 vjet nga zgjedhjet parlamentare e presidenciale
Netanyahu paralajmëron Iranin pas sulmeve të fundit: Do t...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029