Dy kompanitë më të mëdha të paketimit të mishit në Brazil do hetohen nga policia si dhe dhjetëra urdhra arresti janë lëshuar për zyrtarët e vendit.
Drejtuesit e kompanive kanë korruptuar inspektorët në mënyrë që ata të lejonin mbajtjen në treg të mishit të skaduar dhe jashtë çdo standardi për tregtim.
Ministri i Bujqësisë Blairo Maggi, tha se do të takohet ditën e hënë me përfaqësues të industrisë së mishit në Europë, pasi hetuesit thanë se një pjesë e mishit është eksportuar atje, por edhe në shtete të tjera.
Autoritetet thanë se ky është një skandal i madh për vendin lidhur me imazhin ndërkombëtar të sektorit të agrobiznesit dhe do të jetë një goditje e rëndë për ekonominë. Brazili prej disa vitesh nuk po rimëkëmbet që prej recensionit që përfshiu vendin.
Hetuesi Mauricio Moscardi Grillo, gjatë një konference për shtyp tha se, të dyja kompanitë e paketimit të mishit kanë përdorur kimikate për të përmirësuar pamjen dhe erën e mish të skaduar.
Gjithashtu abuzimi ka qenë edhe në formën tjetër, ku mishi i shëndetshëm është përzier me atë të skaduarin për tu shitur për konsumatorët.
Osmani e Abdixhiku mbajnë sot takim me bashkatdhetarët në Cy...
Irani: Memorandumi i mundshëm me SHBA përfshin përfundimin e...
Rezidenca në Kiev ku jetonte u shkatërrua nga sulmet ruse, f...
Lamtumirë emocionuese në Santiago Bernabeu: Dani Carvajal i ...
Axios: SHBA dhe Irani drejt memorandumit historik për armëpu...
Zjarr në një magazinë në Durrës, humb jetën 25-vjeçari nga B...