Babai i sulmuesit të aeroportit Orly në Paris tha se djali i tij e ka telefonuar atë para sulmit dhe i ka kërkuar falje.
I intervistuar nga radio stacioni francez Europe 1, kanë intervistuar babain e Ziyed Ben Belgacem pasi ai është liruar nga paraburgimi policor disa orësh, transmeton portali arbresh.info.
“Ai më ka telefonuar nga ora shtatë, ose tetë e mëngjesit”, ka thënë babai i sulmuesit. “Ai ishte shumë i shqetësuar, saqë as nëna e tij nuk mund ta kuptonte atë.”
“Ai më tha që kërkon falje sepse ka bërë një gabim të madh me një polic”, ka shtuar ai.
Babai i Belgacem shtoi se djali i tij nuk kishte shfaqur shenja të radikalizmit fetar dhe se nuk ishte terrorist, ndërsa ka shtuar se sulmin mund ta ketë kryer përderisa ka qenë nën ndikimin e alkoholit dhe drogës.
“Djali im nuk është terrorist. Ai nuk lutej kurrë. Ai ka qenë nën efektin e kanabisit dhe alkoholit kur ka kryer sulmin”, ka shtuar ai.
Zyrtarët kanë theksuar se janë duke u zhvilluar hetime për të përcaktuar nëse sulmuesi ishte i dehur apo nën ndikimin e drogës gjatë sulmit./Arbresh.info
Orav pritet të marrë detyrë të re në Turqi, i vlerësohet pun...
Si kanë reaguar vendet deri më tani ndaj thirrjes së Trump p...
Qendra e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë e boshatisur pas vras...
Vrasja e rëndë në Gjakovë: Shteti në kërkime intensive për k...
“Jemi krenarë”, Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat ...