Eksporti në Kosovë vazhdon të jetë simbolik krahasuar me importin.
Vitin e kaluar Kosova ka eksportuar rreth 280 milionë euro ndërsa ka importuar mallra 2.7 miliardë euro.
Njohësit e çështjeve ekonomike vlerësojnë se për tu rritur eksporti në vend, përveç përkrahjes institucionale, nevojitet edhe rritja e nacionalizmit ekonomik
“Mungojnë kampanja vetackonomik, atëherë si mund të priten rezultate pozitive”, ka thënë kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu.
Gërxhaliu thotë se miratimi i ligjit për Tegeti të Brendshme do të mundësonte përafrimin e eksport-importit.
Megjithatë, eksportimi i mbeturinave të metaleve tash e sa vjet prinë në listën e eksporteve kosovare.
Këtë e ka konfirmuar për televizionin publik zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adritaik Stavileci
“Eksporti i Kosovës ka mbet në disa produkte siç janë mbetjet e hekurit dhe xeheve. Në fakt viteve të fundit kemi pasur një zhvillim më pozitiv për shkak se kanë filluar të eksportohen lëngjet si verërat”, tha Stavileci.
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...