Më shumë se 120 mysafirë që ndodheshin në një restorant në qytetin në veriperëndim të Spanjës përnjëherë kanë ikur nga restoranti pa paguar llogarinë, ka bërë të ditur pronari.
Mysafirët rumunë, të cilët kishin paguar depozitë prej 900 eurosh, kanë ikur në grup nga restoranti “El Karmen” në Bembibre në momentin kur ishte dashur të shërbehet deserti.
“Kjo ka ndodhur për një minutë. Kjo është diçka që e kanë planifikuar dhe të gjithë kanë ikur si në stampedo”, ka thënë pronari, duke shtuar se mysafirët i kanë mbetur borxh më shumë se dy mijë euro.
Policia ka bërë të ditur për gazetën spanjolle “El Pais” se ende nuk kanë arritur të gjejnë askënd nga mysafirët që kishin ikur.
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...