Pjesa e tregut e kompanisë Google në industrinë e reklamimit nga kërkimet deri në vitin 2018 do të mund të ngritën në 80 për qind.
Raporti i kompanisë së kërkimeve eMarketer sugjeron se Google besohet se do të rrisë dominimin mbi konkurrencën, siç janë Yahoo ose Microsoft, transmeton KosovaPress.
Google me vite ndodhet para të gjithëve kur bëhet fjalë për reklamimin në segmentin e kërkimeve dhe ky dominim do të vazhdojë të forcohet. Kompania vitin e kaluar kishte pjesëmarrje në treg prej 75,8%, ndërsa shifrat e rritjes po vazhdojnë edhe në këtë moment.
Pritet që kompania-amë Alphabet të gjenerojë rreth 36,6 miliardë dollarë të hyra nga ky pozicion gjatë vitit të ardhshëm. IAC dhe Amazon janë kompanitë e vetme të tjera, të cilat kanë realizuar rritje në fushën e reklamimit në segmentin e kërkimit.
Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën
Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut
Haziri për takimin Abdixhiku – Osmani: Ka pajtim për të garu...
Trepça bindshëm më e mirë se Peja pas pjesës së parë
Raportohet se janë takuar Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022