Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, gjatë një interviste për “Zërin” ka akuzuar presidentin George Ivanov se nuk e dëshiron ndryshimin e pushtetit në Maqedoni, duke mos ia dhënë mandatin për formimin e qeverisë Zoran Zaevit. Ai thotë se Ivanov po nxit konflikte ndëretnike
Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, nuk e dëshiron ndryshimin e pushtetit në vend, prandaj deri më tani nuk ia ka dhënë mandatin për krijimin e qeverisë shumicës së re parlamentare.
Kështu ka thënë në një intervistë dhënë “Zërit” Artan Grubi, shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, njëherësh deputet i parlamentit të Maqedonisë.
Sipas Grubit, rol jo të vogël pse Zaevi sot nuk është kryeministër dhe pse ekziston mundësia që të ketë trazira ndëretnike ka luajtur edhe partia e re shqiptare “Besa”, respektivisht qëndrimi publik i tyre.
Megjithëkëtë, Grubi beson se shumë shpejt do të vazhdojë seanca e ndërprerë, në të cilën pritet të zgjidhet për herë të parë në postin e kryetarit të Kuvendit një shqiptar.
Duke folur rreth përfitimit të shqiptarëve me koalicionin e ri që pritet të ndodhë, Grubi ka treguar se tashmë janë marrë vesh me LSDM-në që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në çdo institucion dhe adresimi i menjëhershëm i rasteve të kontestuara gjyqësore si: “Monstra”, “Sopoti”, “Lagjja e Trimave” në Kumanovë do të jetë një tjetër prioritet i qeverisë së re
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...