Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli, priti të enjten ambasadorin jo-rezident të Kanadasë në vendin tonë, Daniel Maksymiuk, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy ministrive të Mbrojtjes.
Demolli falënderoi diplomatin kanadez për përkrahjen që Kanadaja dhe Ministria e saj e Mbrojtjes po japin për MSK-në, si dhe e njoftoi ambasadorin me zhvillimet e përgjithshme në FSK dhe me zhvillimet rreth projektligjit për FSK-në.
Në takim u fol edhe për mundësitë e bashkëpunimit jo vetëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Kanadasë, por edhe në fusha tjera përkatëse në nivel vendi.
Nga ana e tij, ambasadori Daniel Maksymiuk premtoi se do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë edhe në fusha tjera, dhe në këtë kontekst edhe në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Kanadasë.
Armëpushimi SHBA-Iran/ Izraeli: Mbështesim vendimin e presid...
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë
Nga historia tek vizioni i së ardhmes/Edi Rama publikon vide...
Tentoi të udhëtonte me dokumente të rreme drejt Gjermanisë, ...
Detaje nga rasti tragjik në Skenderaj: Babai e gjeti djalin ...
Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi sulm me kaçavidë ...