Kryetari i sapo zgjedhur i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci thotë se zgjedhja e tij në krye të këtij institucioni është plotësisht e ligjshme.
Në një prononcim për Arbresh.info, Peci thotë se çdokush ka të drejtë të bëj ankesë, por nuk ka asnjë shkelje në votimin dhe zgjedhjen e tij nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
“Zgjedhja ime në krye të Gjykatës Supreme është plotësisht e ligjshme”, është shprehur Peci.
Sa i përket numërimit të votave të abstenimit, për të cilat kundër kandidatja kryesore e tij, Valdete Daka ka thënë që është shkelje, Peci thotë se zgjedhja e tij ka ardhur falë shumicës së thjeshtë të votave.
“Sipas ligjit kërkohet shumica e thjeshtë e anëtarëve prezent që të merret një vendim në KGJK dhe shumica e thjeshtë e dhjetë anëtarëve të KGJK-së dihet sa duhet me kanë, sepse kjo është matematikë”, thotë ai.
Ndërkohë gjyqtarja Valdete Daka në ora 11:30 pritet të dorëzojë ankesën e saj në Gjykatën Kushtetuese, kundër vendimit të Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen e Enver Pecit kryetar të Gjykatës Supreme.
Daka në një deklaratë të dhënë një ditë më parë për Arbresh.info ka thënë se është bërë shkelje gjatë numërimit të votave, sepse, sipas saj janë numëruar edhe votat e abstenimit të cilat nuk numërohen.
Ajo beson që Kushtetuesja do ta rrëzoj vendimin e KGJK për zgjedhjen e Enver Pecit kryetar të Supremes./ Arbresh.info/ Gita Lushi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...