Kur të lindni një fëmijë, trupi më nuk do të jetë i njëjtë dhe përpos vështirësive fizike një femër përballet edhe me probleme emocionale.
Një ndër problemet është edhe mbi pesha apo edhe trupi i ndryshuar, transmeton arbresh.info.
Kim Beach, një nënë 38 vjeçare, gjithashtu edhe trajnere fitnesi na ka renditur disa këshilla të cilat nëse përdoren me rregull ndihmojnë në rregullimin e trupit pas lindjes.
Ajo thotë se asnjë ushtrim nuk mundet të largoj kilogramët e fituar nga ushqimi i keq, prandaj suksesi vjen vetëm pas një diete të shëndetshme.
Sipas trajneres, ditetë nuk do të thotë të vdisni urie, por të përdorni ushqime të duhura. Një ndër sekretet është konsumimi i madh i ujit. Ai është burimi i rinisë dhe i një jetë të shëndoshë.
Gjithashtu një rregull i jetesës i vazhdueshëm është shumë i rëndësishëm. Vetëm sa do ta përkeqësoni gjendjen nëse dietat herë i filloni e herë i ndalni, ndërsa trupi do të hyjë në një konfuzitet të madh nëse të njëjtën gjë e bëni edhe me ushtrimet fizike.
Mos ushtroni më shumë se një orë dhe ushtroni në ngritjen e peshave.
Përgatitni vet ushqimin dhe dietën tuaj, mos blini.
Nëse dilni nga dieta mos u dëshpëroni. Filloni menjëherë ditën tjetër.
Leni alarmin 15 minuta më herët dhe vraponi shkallëve të shtëpisë për këtë kohë.
Mos blini pije proteinike, gjithçka çka ju nevojitet to t’i gjeni në ushqime natyrale./Arbresh.info
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic