Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se presidenti, Gjorge Ivanov është destabilizuesi kryesor i Maqedonisë dhe me mosdhënien e mandatit, ai i jep hapësirë Nikolla Gruevskit që të ikë nga përgjegjësia.
Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, Zaev thotë se edhe pse ka mundësi që pa mandatin e Ivanovit të formohet Qeveria, LSDM ende përmbahet për shkak të rrezikut nga eskalimi i protestave.
“Ivanov dhe ky pushtet në ikje që është jo-serioz, i kanë shkelur të gjitha parimet e demokracisë parlamentare, e gënjejnë popullin dhe hapin rrugë për krizë të sigurisë. Atë si politikan përgjegjës, me mbështetje që të jem kryeministër i ardhshëm e kam për obligim që ta ndalojë. Do të vazhdojmë me hapa të mençur, nuk do të lejojmë realizimin e skenarëve për eskalim të situatës”, deklaroi Zaev./Arbresh.info/
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...