Të dyshuarve për plagosjen e avokatit Azem Vllasi, sot do t’u caktohet masa e sigurisë nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake.
Seanca dëgjimore ku do të vendoset për masat ndaj Murat Jasharit dhe Avni Llumnica, pritet të mbahet në orën 14 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Këtë e konfirmoi për KosovaPress avokati i Murat Jasharit, Emrush Kastrati.
Jashari dhe Llumnica u arrestuan dje si të dyshuar për plagosjen e avokatit Azem Vllasi para banesës së tij në rrugën “Hajdar Dushi”.
Më herët KMDLNj ka lëshuar një komunikatë me anë së cilës thotë se ka vizituar të dyshuarit dhe se ata kanë thënë se sjellja e policëve gjatë arrestimit dhe mbajtjes është e mirë.
KMDLNj konfirmon se i dyshuari Murat Jashari përdorë barna për depresion dhe aparat për frymëmarrje.
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...