Kadir Dogulu, aktori i njohur nga të gjithë për rolin e tij në serialin “Mes dy dashurish” është ndaluar nga policia në aeroportin e Dubait.
Bashkëshorti i aktores së njohur Neslihan Atagul ka qenë duke udhëtuar drejt Dubait por mesa duket asgjë nuk ka shkuar siç pritej. “Gjithçka po shkonte për mrekulli, derisa erdhem në aeroport.
Nuk kisha parë ndonjeherë ndonjë polic aeroporti kaq të kompleksuar. Ne donim thjesht t’i bënim një pyetje një punonjësi aty dhe pa e kuptuar dolëm jashtë një vije të aeroportit. Ndërkohë ata morën kartat tona dhe nuk na i kthyen më.
Na oferuan, filluan të talleshin dhe na trajtuan shumë keq. Mendohuni para se të vini në Dubai pasi këtu njerezit janë shumë arrogantë. Ata kujtonin se ne ishim nxënësit e tyre të klasës së parë.
Gjithçka që na thonin ishte – Mos fol. Mos qesh. Mos u ul. Ngrihu në këmbë. Kjo është e pabesueshme.” – ka qenë deklarata e Kadir.
Kadir Dogulu po udhëtonte drejt Dubait pasi kompania ku punon e kishte ftuar për një ndeshje Polo por situata mesa duket ka dalë jashtë kontrolli.
“Pas katër orësh arritëm të dilnim nga aeroporti dhe arsyen nuk e dimë akoma. Nuk na thanë asgjë, vetëm na kërkuan ndjesë.” – ka shtuar aktori i njohur turk.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...