Një operacion i madh kërkimi ka nisur për një helikopter të zhdukur në brigjet e Irlandës.
Helikopteri i Rojës Bregdetare Irlandeze kishte katër anëtarë të ekuipazhit në bord kur ndaloi të përgjigjej në kontakte në orët e vona të natës, transmeton portali arbresh.info.
Një anëtar i ekuipazhit besohet që është nxjerrë nga uji në gjendje kritike.
Kontakti me ekuipazhin u humb rreth orës 01:00 pas mesnatës. Ekipet që i janë përgjigjur thirrjes kanë thënë të kenë parë rrënoja në vendin e ngjarjes./Arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...