Juliana Pasha është një nga këngëtaret tona që gjithmonë i ka kushtuar shumë rëndësi teksteve të këngëve, mënyrës së interpretimit dhe vlerës që do të ketë ajo këngë për publikun.
Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, ajo ka shprehur qëndrimin e saj rreth muzikës që po bëhet për klikime dhe se sa shpejt mësohen ato këngë.
Artistja e njohur, para tre ditësh ka lansuar projektin e saj të fundit, këngën “Jeto”, e cila ka për temë trafikimin e qenieve njerëzore.
Por, për dallim nga këngëtarë të caktuar Juliana Pasha ka treguar se nuk është e interesuar që kjo këngë të marrë klikime por të pëlqehet realisht nga publiku, edhe pse të gjitha të ardhurat që do të vijnë nga klikimet do të shkojnë në ndihmë të personave të trafikuar nga Organizata “Të ndryshëm & të barabartë”.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...