Zëvendëskomandanti i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti i ka thënë lajmi.net se është arrestuar personi që dyshohet se ka shtënë në policinë e Kosovës.
“Sulmuesi është arrestuar, pas ndjekjes së suksesshme të policisë në veri, sulmuesi është lokalizuar dhe tani është nën kontrollin e policisë”, ka thënë Hoti.
Sulmuesi është serb dhe gjatë përndjekjes së policisë për ta kapur ai ka shtënë në drejtim të tyre.
“Ai ka shtëne me armë, por nuk ka të lënduar”, tha ndër tjera Hoti.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta.
Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 pë...
Tragjedi në Itali: 2-vjeçari ndërron jetë pas transplantit t...
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...
Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...