Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në shënimin e pesë vjetorit të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt të udhëhequr nga Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, dhe Përfaqësuesja Speciale e UNHCR-it, Angelina Jolie.
Këtë e ka bërë të ditur vet Jahjaga përmes një statusi në profilin e saj Facebook.
“Pata kënaqësinë që të marrë pjesë në shënimin e pesë-vjetorit të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt të udhëhequr nga Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, dhe Përfaqësuesja Speciale e UNHCR-it, Angelina Jolie”, ka thënë ajo.
Ky është postimi i Jahjages:
Pata kënaqësinë që të marrë pjesë në shënimin e pesë-vjetorit të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt të udhëhequr nga Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, dhe Përfaqësuesja Speciale e UNHCR-it, Angelina Jolie.
Gjatë diskutimit në panel me disa nga avokuesit më të zëshëm në parandalimin e dhunës seksuale gjatë konfliktit, theksova nevojën për mbështetje të shtuar ndërkombëtare në vendosjen e cështjes së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në rend të ditës së Kombeve të Bashkuara.
Nevojën për ngritjen e kësaj çështje në nivel të OKB-së e ngrita edhe në takimin e ndarë me Baroneshn Anelay.
Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë meritojnë drejtësi dhe për këtë do të angazhdohem me të gjitha forcat e mia.

Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...