Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me plagosjen e avokatit Azem Vllasi ka arrestuar dy persona.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, lidhur me rastin në fjalë janë arrestuar deri tani dy (2) persona të dyshuar, ku njëri prej tyre (M. J. Viti 1956) dyshohet se është kryerësi i kësaj vepre, ndërsa personi i dyshuari i dytë është (A.LL. viti 1964). Po ashtu Policia e Kosovës ka arrite ta gjejë edhe armën (revole) e cila dyshohet se është përdorur në rast (së bashku me silenciator), e cila është sekuestruar si provë materiale”, thuhet në komunikatën e Policisë, shkruan Arbresh.info
Sipas komunikatës, njësitet policore janë në realizim e sipër të hetimeve intensive lidhur me rastin, ku kanë kryer bastisje në lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës.
“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe disa dokumentacione dhe dëshmi tjera relevante që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...