Ministrja turke e Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayan Kaya, është nxjerrë me forcë nga automjeti dhe nën shoqërimin e policisë është larguar nga zona ku është mbledhur turmë e madhe.
Kaya përmes llogarisë së saj në rrjetin social Twitter ka shkruar se, “Po dërgohem në Gjermani përmes kufirit nga Nijmegen duke u shkelur vlerat demokratike të njeriut. Këtë akt e dënoj në emër të të gjithë qytetarëve tanë. Në emër të demokracisë bota duhet të marrë një qëndrim përballë këtij zbatimi fashist. Ky trajtim ndaj një ministreshe është i papranueshëm” raporton Anadolu Agency (AA).
Kaya nuk u lejua të kalojë në Konsullatën e Turqisë në Rotterdam, teksa paraprakisht u arrestuan edhe truprojat e saj. Njoftohet se truprojat e arrestuar në afërsi të konsullatës janë dërguar në Gjermani.
Ndërkaq, më vonë, policia e cila u përpoq ta nxjerrë nga automjeti ministren Kaya, u përpoqën ta tërheqën automjetin me forcë. Pas kësaj, ministrja Kaya ngeli e detyruar ta hapë automjetin, ndërsa më pas u dërgua nga vendi i ngjarjes përmes një automjeti tjetër.
Kaya, e cila priste të takohej me mijëra persona të mbledhur prej pesë orësh në afërsi të konsullatës, bëhet e ditur se është dërguar në Gjermani e shoqëruar nga policia.
Nga ana tjetër, ende vazhdojnë protestat para konsullatës turke në Rotterdam, ndërsa kohë pas kohe, policia përpiqet t’i largojë protestuesit duke intervenuar.
Kujtojmë se paraprakisht qeveria holandeze pengoi vizitën e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministres së Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayan Kaya, në Holandë ku do të takoheshin me komunitetin turk atje dhe përfaqësuesit diplomatik.
Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Turqisë kërkoi që ambasadori i Holandës, i cili gjendet jashtë Turqisë, të mos kthehet në Turqi për një kohë.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje