Të paktën 242 trupa u gjetën në varre masive të fshehura në Meksikë, thonë autoritetet meksikane. Varrezat masive u gjetën në Veracruz dhe këta trupa janë kryesisht fëmijë të zhdukur.
Autoritetet meksikane kanë gjetur të paktën 242 trupa në varre masive të fshehura në shtetin lindor të Veracruz, që thuhet se janë zbuluar pasi nënat i kanë kërkuar fëmijë e tyre të zhdukur. Trupat u gjetën gjatë një periudhe gjashtë mujore nga vullnetarët e vendit Veracruz nën iniciativën e të afërmve të fëmijëve të zhdukur.
Megjithatë, pas gërmimeve u paraqitën edhe ekspertët ligjorë, ku u gjetën rreth 124 varre, 242 kafka. Kështu ka konfirmuar një zyrtar i lartë i prokurorisë për AFP’në, në anonimitet, transmeton Gazeta Express.
Thuhet se në varre masive kanë gjetur edhe veshje të viktimave që besohet se janë veshje të fëmijëve të qytetit.
Dimë që Veracruz është një ndër vendet me të dhunshme në Meksikë, e kjo pasi në vend ekzistojnë dy kartele të drogës; Los Zetas dhe Jalisko Nueva Generacion
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu