Në këtë muaj do të mbahet seanca e parë në Gjykatën Speciale. Para drejtësisë ndërkombëtare nuk do të dalë ndonjë i akuzuar, por seanca është thirrur për ta miratuar një rregullore, peng i së cilës ka mbetur shpallja e aktakuzave të para, shkruan sot Koha Ditore
Rregullorja e Procedurës dhe Provave trajton ushtrimin e procedurave para Dhomave të Specializuara. Gjykatësit do të mbështeten në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës të vitit 2012, ndërsa Rregullorja kërkohet të jetë në përputhshmëri me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, parashihet të pasqyrojë standardet më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, me qëllim garantimin e gjykimeve të drejta dhe të shpejta.
Vetëm pas miratimit të këtij dokumenti, do të jetë në dorën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të ngritur aktakuza. Mbështetur në ligj, aktakuza duhet të konfirmohet prej një gjykatësi që do të vlerësojë nëse janë të bazuara dyshimet e ngritura ose jo.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A